Një person anonim ka vendosur që të paguaj 70 dhoma hoteli për njerëz të pastrehë që jetojnë në tenda në temperatura tejet të ftohta në Çikago.

Njësia e Shpëtimit po bënte plane për të zhvendosur shtretërit e tyre pasi ftohti i madh shpërtheu së fundi në këtë pjesë të Amerikës.

Por oferta e donatorit të paidentifikuar u komunikua ndërmjet autoriteteve të qytetit dhe në vend të kësaj ata u transferuan në një hotel.

Temperaturat brenda natës kanë shkuar deri në -29C që ka ndikuar edhe në vdekjen e të paktën 12 personave.

Ngrirja e thellë e Arktikut vdekjeprurës shkaktoi dëme të mëdha në Amerikë, ndër to edhe anulimin e shumë fluturimeve.
Ndryshe qytetarë të shumtë kanë mirëpritur këtë veprim të qytetarit anonim, duke thënë se është një gjest i mrekullueshëm.

Edhe pse bamirësi deshi të mbetej anonim, hoteli ku janë vendosur të pastrehët gjendet në anën jugore të qytetit.

Artikulli paraprakZëvendëskryeministri Osmani në Helsinki për një Maqedoni Evropiane
Artikulli tjetërNP ‘Higjiena komunale’ apelon për hedhje të ndërgjegjshme të mbeturinave të vëllimshme