Personit me paralizë cerebrale i bllokohet llogaria

Urimi i Vitit të Ri nga institucionet për Kire Janevskin, person me paralizë cerebrale, nga Draçeva, që pranon ndihmë nga shteti në vlerë prej 4300 denarëve, është llogaria e bllokuar që para një muaji. Për të kujdeset vëllai i tij Ace Janevski. Kjo ndodh në gjashtë vjetët e fundit, një muaj para Vitit të Ri ia bllokojnë llogarinë, dhe kjo vijon deri në mars, në prill vazhdon të marrë ndihmën në të holla, por pa ia paguar për muajt që ka pasur llogarinë e bllokuar.

Marketing

Personi që pranon mjete në llogari, është në marrëdhënie pune, ky person nuk punon askund, nuk është i aftë, kemi mendim mjekësor se personi nuk është i aftë. Nuk ka kush të kujdeset për të përveç meje, nuk kemi as nënë e as baba, nuk ka kush të kujdeset përveç meje. E lanë pa të holla për Vit të Ri dhe për festat e krishtlindjeve. Nuk ka kush të kujdeset për të, vetëm unë, tha Ace Janceski.

Përveç asaj që llogarinë e ka të bllokuar, ai duhet të paguaj tatim prej 8245 denarëve, Qytetit të Shkupit, për shkak se udhëhiqet si shfrytëzues i një parcele, për të cilën nuk ka fletë pronësie.

Tani e lanë pa të holla, unë duhet ta shikoj, t’i blejë ilaçe, ta mirëmbajë, ta vesh. Unë jam baba dhe nënë për të. Vetë kryetari i Qytetit duhet të shohë se personave të tillë që pranojnë kujdes për person të tretë, ligjërisht, nuk duhet që tu bllokohet llogaria. Për ata nuk ekziston kjo, ia bllokojnë llogarinë, e lënë në gjendje të keqe dhe aq, tha Ace Janceski.

Ace Janevski me 12 mijë denarë kujdeset për bashkëshorten, fëmijët dhe vëllain Kire, të cilit i janë ndalur 4000 denarët, që i merr që 31 vjet, në përjashtim të gjashtë muajve, edhe atë me ndërprerje. Edhe përkundër ankesave dhe kërkesave deri te institucionet, kanë hasur në vesh të shurdhër edhe te pushteti i mëparshëm edhe te pushteti aktual, thotë Janevski. TV21 kontaktoi me Qytetin e Shkupit dhe Ministrinë për punë dhe politikë sociale dhe deri më tani nuk kemi marrë përgjigje.

Marketing