“Perspektivat e arsimit në Bashkimin Evropian”

Vetëm disa ditë para proçesit të Referendumit 2018 dhe në prag të perspektivave Euroatlantike, sot në hapësirat e Hamamit të Daut Pashës, organizuam panel diskutim me temë “Perspektivat e arsimit në Bashkimin Evropian”

Bashkë me ministrin e arsimit prof.dr. Arbër Ademi, veteranin e arsimit z. Qamil Xheladini dhe kryetarin e Unionit të studentëve të Universitetit “Nënë Tereza” Agon Podgragja, nxitëm tema diskutimi para të pranishmëve, rektorë dhe prorektorë universitarë, profesorë, veteran dhe punonjës të arsimit shqip si dhe para studentëve të tre Universiteteve shqiptare në Maqedoni.