Komuna e Sarajit solemnisht lëshoi në përdorim rrugën e re nga Saraji deri në Rahce.
Nga sot udhëtimi mes fshatit Rashçe dhe Shkupit është më I shkurtë për 6 kilometra. Rruga u ndërtua në bashkëpunim të ndërsjellë mes banorëve, Komunës së Sarajit dhe Qytetit të Shkupit.

Ndërtimi i kësaj rruge është dëshmi se kur ekziston bashkëpunimi mes institucioneve dhe qytetarëve mund të realizohen të mira të përgjithshme për të gjithë banorët u tha me kët rast.

“Ky ishte një problem me dekada tëra për banorët e Rashces sepse tani rruga shkurtohet për më shumë se 6 km.Tani distanca deri në Saraj është rreth 3,5 km.Investimi është realizuar me bashkëpunim të ndërsjellë mes qytetarëve, që kanë blerë materialet e nevojshme dhe në bazë të marrëveshjes për bashkëpunim ndërkomunal Ndërmarjes publike për rrugë dhe qytetit të Shkupit si realizator kryesor të projektit”, tha Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

“Shenjë respekti në këtë ditë Bajrami meriton edhe Kryetari i Qytetit të Shkupit Shilegov që u kyc në ndërtimin e rrugës me bashkëpunim ndërkomuanal, këshillat komunal që votuan dhe kjo është dëshmi se në këtë Bajram ne mund të bëjmë punë të hajrit në bashkëpunim me institucionet dhe qytetarët kjo është motiv të vazhdojmë në interes të banorëve dhe në bashkëpunim me Shilegov dhe Qytetin e Shkupit të bashkëpunojmë për projekte të tilla dhe të vazhdojmë edhe në vendbanime tjera”, tha Blerim Bexheti, Kryetar i Komunës së Sarajit.

Komuna e Sarajit dhe qytetarët për realizimin e kësaj rruge kanë ndarë 6 milion denarë, ndërsa Qyteti i Shkupit 4.5 milion denarë. Këtë rrugë do ta shfrytëzojnë edhe banorët e Kopanicës, Bojanës dhe Kondovës dhe do largohen nga rrëmuja në komunikacion që ishte e pranishme gjatë shfrytëzimit të rrugës së vjetër në Kondovë.