Përurohet trilogjia e Avni Deharit “Gjergjat në drita përkrenaresh” në Kumanovë (VIDEO)

Në kuadër të manifestimeve si Viti mbarëkombëtar i Skenderbeut dje në Qendrën e Kulturës në Kumanovë u bë promovimi i trilogjisë “Gjergjat në drita perkrenaresh” të veprimtarit dhe shkrimtarit të njohur kumanovar, Avni Dehari.

Marketing

Vepra e Deharit u promovua edhe në trevat e tjera dhe diasporë në kuadrin e aktiviteteve të “Vitit të Skënderbeut” që përkon me 550 vjetorin e vdekjes së kryeheroit të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Në këtë manifestim në Kumanovë folën shkrimtari dhe gazetari Selajdin Shabani, shkrimtari Nehas Sopaj, ndërsa fjalë rasti kishte edhe autori Avni Dehari.

Marketing