Përvëlohet Kalifornia! Nga zjarret evakuohen 40 mijë persona

Ferri i zjarreve në Kaliforni ka detyruar rreth 40,000 vetë të braktisin shtëpitë e tyre dhe guvernatorin Gavin Newsom të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.
Skuadrat e zjarrfikësve, që luftojnë me flakët ne terren, po përpiqen t’i mbajnë ato nën kontroll, pasi kërcënojnë shumë territore në veri dhe jug të shtetit amerikan. Autoritetet thanë se zjarret pritet të përkeqësohen gjatë fundjavës.

Marketing

“Ka disa faktorë që ndikojnë në këtë situatë, nuk është vetëm moti i thatë, por edhe erërat e forta e lagështia e ulët”, shpjegoi Newsom. Kalifornia ende nuk e kishte marrë veten mirë nga zjarret e vitit të kaluar, që morën jetët e 97 civilëve e 6 zjarrfikësve.

Historikisht, “stina e zjarreve” në Kaliforni fillonte në verë dhe zgjaste deri në vjeshtë, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit. Shkaktarë kryesorë të një fenomeni të tillë konsiderohen kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike.

Raportet në media tregojnë se njëri prej zjarreve që po digjet jashtë çdo kontrolli në Kaliforni, mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një transformatori elektrik.

Marketing