Dhjetëra mijëra palestinezë u mblodhën në kufirin Izrael-Gaza të shtunën, duke u përballur me tanket dhe trupat izraelite në përvjetorin e parë të demonstratave të “Marshit të Madh të Kthimit”.

Forcat izraelite ishin vendosur në masë në anën tjetër të kufirit të fortifikuar, me tensionet mes që ishin shumë të larta mes palëve, pas një sulmi me raketa nga Gaza dhe sulmet ajrore izraelite më parë gjatë javës.

Katër palestinezë u vranë të shtunën, thanë zyrtarët mjekësorë të Gazës. Tre ishin 17-vjeçarë të vrarë nga trupat izraelite ndërsa protestuan, thanë ata, duke shtuar se një person tjetër u vra gjatë orëve të mbrëmjes së protestës përpara tubimit kryesor.

Por tubimi i së shtunës ishte më i vogël se sa pritej, pavarësisht shqetësimeve se përvjetori do të shihte një përshkallëzim të madh.

Altoparlantët në kampet e protestës kufitare luajtën këngë nacionaliste palestineze dhe Hamasi, lëvizja e armatosur islamike e cila kontrollon Gazën, kishte urdhëruar që shkollat të mbylleshin për të inkurajuar pjesëmarrjen.

Protestuesit po kërkojnë fundin e një bllokade të sigurisë të imponuar në Gaza nga Izraeli dhe Egjipti dhe duan që palestinezët të kenë të drejtën të kthehen në vendin nga i cili familjet e tyre ikën ose u detyruan të iknin gjatë themelimit të Izraelit në vitin 1948.

Izraeli kundërshton çdo kthim të tillë, duke thënë se do të eliminonte shumicën e saj hebraike.