Sot është një vjetori i humbjes më të madhe të futbollit kosovar, vdekjes së ish presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri.

Vokrri, një prej njerëzve që punoi me të gjitha forcat dhe diturinë e tij për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar, ndërroi jetë një vit më parë.

Projekti i nisur nga ish presidenti po vazhdon edhe sot, duke shënuar çdo ditë përmirësime, por, pa prezencën e tij fizike.

Për përvjetorin e parë të vdekjes së Vokrrit, tifozët e Kosovës, ‘Dardanët’, kanë njoftuar se në mënyrë të organizuar do të bëjnë homazhe tek varri i legjendës së futbollit kosovar.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e plotë nga tifozëria dardane, të postuar në faqen zyrtare në ‘Facebook’.

Sot (e diel) në përvjetorin e parë të ndarjes nga legjenda e futbollit dhe ylli ynë Fadil Vokrri, kujtojmë punën, udhëheqjen dhe vizionin e tij dhe sakrificën e gjeneratave të tëra për futbollin e Kosovës.

Para nisjes në Sofje të Bullgarisë për të pëkrahur djelmoshat tanë, sot në orën 11:00 “Dardanët” do të bëjnë homazhe tek varri i legjendës, Fadil Vokrri.

Ne kujtim të Fadili. Për Kosovën.

#unebiriytkosove #unebijajotekosove