Përzgjedhja e anëtarëve të KSHZ-së, moll sherri mes partive politike

Përzgjedhja e anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor mbetet çështje e pa zgjedhur në mes partive politike në vend, ky formacion i ri i KSHZ do të jetë me mandate të përkohshëm, vetëm sa për ta realizuar referendumin për emrin.

Marketing

Bllokimi i përzgjedhjes së anëtarëve të KSHZ mbetet punë e Kryetarit të Komisionit për Zgjedhje dhe emërime Ilia Dimovski, i cili nuk thërret seancë të Komisionit. Por ky i fundit, në televizionin TV 24 orë ka përgënjeshtruar këto informacione, duke potencuar se ai pret pëlqim nga partit politike për emrat e propozuara.

“Nuk do të thërras mbledhje të Komisionit për zgjedhje të anëtarëve të KSHZ-së, përderisa nuk marrë sinjale të qarta nga partit politike në vend, se kanë arritë ti harmonizojnë qëndrimet dhe dallimet rreth emrave të cilët duhet të jenë anëtarë të KSHZ-së. Sepse kështu vlerësoj se vetëm e dëmtojmë procesin, dhe kthehemi mbrapa”, tha Ilija Dimovski, kryetar i komisionit.

Nga VMRO-DPMNE poashtu kanë apeluar se, para se të votohen emrat për anëtarë të KSHZ-së, do të duhet të sillet ligji për finansim të partive politike, dhe të shihet se Qeveria Teknike që doli si marrëveshje nga takimi në Përzhino, do të jetë si model edhe për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare. Mos kordinim për anëtarë të KSHZ po vërehet edhe në mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA të Bilall Kasamit, se a thua vallë kujt duhet ti takon anëtari i opozitës. Përderisa partia e Bilallit ka dorëzuar emrin e Enver Salihut, ASH pohon se ky vend i takon atyre.

“E kemi deklaruar edhe me herët se vendi i Antarit të KQZ Nga partitë Opozitare i takon ASH, sidomos nëse i referohemi rezulltatit të fundit te zgjedhjeve lokale, dhe nuk ka asnjë dyshim se ASH është partia më e madhe shqiptare opozitare. Megjithatë kemi treguar gadishmëri bashkëpunimi që antari i opozitës shqiptare në KQZ ta përfaqesojë edhe Lëvizjen opozitare BESA, dhe po punojmë në gjetjen e një kandidati konsensual. E rëndësishme është që opozita shqiptare të jetë e përfaqësuar në KQZ dhe ta mbroj votën opozitare shqiptare”, thonë nga ASH.

Ndërsa nga LSDM kanë akuzuar se VMRO-DPMNE, se ato me qëllim po bllokojnë punën e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, duke ditë se pikëishtë ky trup i ri i KSHZ-së do të duhet ta realizon referendumin për emrin.

“Sipas meje, asnjë parti politike nuk guxon të largohet nga përgjegjësia, dhe ta bllokon rrugën euroatlantike të Maqedonisë, ku fjalën kryesore do ta kenë qytetarët. Fjalën kryesore do ta ketë Qeveria, më pasë Kuvendi, e pastaj edhe opozita, sepse ne duhet ti ofrojmë mundësi qytetarëve”, tha Radmilla Shekerinska.

Ndërsa kryeparlamentari Talat Xhaferi në një deklaratë për 1tv fton VMRO-DPMNE, për debllokim të procesit të zgjedhjes së anëtarëve të KSHZ.

“Për herë të parë po ndodhë kur Komisionin për zgjedhje dhe emërime po e udhëheq opozita. Pas përfundimit të zgjedhjeve në vitin 2016, gjetëm një kompromis dhe zgjatëm dorën e bashkëpunimit”, tha Talat Xhaferi, kryetarë i parlamentit.

Në konkursin e fundit në KSHZ janë paraqitur gjithsej 41 kandidat, ku 7 prej tyre do ta gëzojnë epitetin e anëtarit të KSHZ-së.