Pesë aksidente dje në Shkup

Një çiklist ka marrë lëndime të rënda në njërën nga gjithsej pesë aksidentet që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në njërën është lënduar më lehtë një person, ndërsa në tre aksidente është shkaktuar dëm material.

Marketing

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Trembëdhjetë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, katër shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe dhe dy shoferë për tejkalim jo të drejtë

Është sanksionuar edhe një këmbësor, i cili ka kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë.

Nga trafiku janë shkyçur gjithsej 15 shoferë, tre prej të cilëve e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, shtatë kanë qenë pa patentë shoferi dhe një automjet me probleme teknike dhe nëntë automjete të paregjistruara.

Janë hasur 138 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 82 automjete.