Rrëfime shqiptare të shtjelluara nëpërmjet filmave të shkurtër, janë shpalosur para audiencës në qytetin kanadez të Torontos, në kuadër të një aktiviteti të titulluar “Nata e filmit të shkurtër shqiptar”

Pesë filma të shkurtër u bënë pjesë e edicionit të dytë të ngjarjes që u mbajt të shtunën mbrëma në sallën “Jackman Hall” të AGO-s, në qendër të qytetit.

“Ballkoni” me regji të Lendita Zeqirajt,
“Brenda ka dritë” me regji të Rea Surroit e Dardan Selimajt,
“Gulia” i Rigers Shimaj,

“Qyteti i Mureve” nga Eno Çarka dhe “Kanarinët e Dinë” nga Kaltrina Krasniqi, janë filmat që u shfaqën në kuadër të edicionit të sivjetmë të ngjarjes së organizuar nga “Albanian Film Associacion” (Asociacioni i Filmit Shqiptar).

Dy filmat nga Kosova, “Ballkoni” (2013) dhe “Brenda ka dritë” (2014) janë filma të shkurtër që kanë pasur sukses.