Pesë gjëra që liderët e botës mund t’i mësojnë nga kryeministrja e Zelandës së Re

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, po vlerësohet për qëndrimin e saj dinjitoz dhe të fortë pas tragjedisë në dy xhami, ku mbetën të vrarë 50 vetë.

Marketing

Reagimi i Ardernit ndaj tragjedisë kombëtare, më e keqja në masë në historinë e Zelandës së Re, është lavdëruar. Nga betimi për të ndaluar armët gjysmë automatike, duke siguruar komunitetin mysliman se janë njësoj si të tjerët dhe duke përqëndruar vëmendjen e saj tek viktimat, shkruan IndeksOnline.

Këtu janë pesë mënyra se si udhëheqësit botërorë mund të ndjekin shembullin e Ardernit pas një tragjedie:

1. Tragjedinë e përshkroi menjëherë si terrorizëm, pa marrë parasysh se nga cili grup vjen
Kryeministres së Zelandës së Re iu deshën më pak se 24 orë pas faktit për të dënuar sulmin tragjik si një sulm terrorist. Kryeministrja e Zelandës së Re tha:
Ai është terrorist. Ai është një kriminel. Ai është ekstremist. Por, kur flas, ai do të jetë pa emër.

2. Pa marrë parasysh cfarë, ajo kaloi kohë me komunitetet e ndikuara nga sulmi terrorist

Ardern u lavdërua në të gjithë botën për mënyrën se si ajo e përqafoi bashkësinë muslimane pas sulmit.

Ajo premtoi të mbulojë shpenzimet e varrimit të 50 viktimave, kaloi kohë me familjet e viktimave dhe veshi hixhabin në mënyrë që të nderoj viktimat.
Ajo iu drejtua parlamentit duke përshëndetur: ” As-salamu alaykum ”.
As-salamu alaykum, paqja qoftë mbi ju, dhe paqja qoftë mbi të gjithë ne.

3.Theksoni viktimat, jo fajtorin.
Jacinda ka refuzuar të flasë emrin e sulmuesit dhe i ka lutur të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Në një fjalim televiziv, ajo tha:
Ju kurrë nuk do të më dëgjoni të përmendni emrin e personit të dyshuar të Christchurch. Ai është terrorist. Ai është një kriminel … Të tjerëve, ju lutem: Ju flisni emrat e atyre që kanë humbur, në vend të emrit të njeriut që i ka marrë ato.

4. Mori veprime vendimtare dhe legjislative mbi armët
Kryeministrja Ardern vazhdoi të thotë se legalizimi rreth kontrollit të armëve “do të ndryshojë” dhe u zotua të ndalojë pronësinë private të armëve gjysmë automatike. Në përgjigje, zyrtarët e lartë në qeverinë e Zelandës së Re premtuan gjithashtu të futnin masa të kontrollit të armëve pas masakrës.
Njerëzit kanë lavdëruar veprimin e saj dhe e kanë krahasuar atë me të njejtën gjë që mungon në Amerikë.

5. Adresoi mediat sociale dhe pjesën e saj në shkatërrimin e përmbajtjes fyese dhe të rrezikshme
Ajo tha se mediat sociale duhet ecin tutje dhe të mos pretendojnë se mund të jenë platformë neutrale:
Ati janë botuesi, jo vetëm postieri. Nuk duhet të përfitojnë nga këto gjëra.
Kjo vjen pasi mijëra njerëz kanë parë videon që ishte ngarkuar nga autori i vrasjeve, megjithë lutjet e udhëheqësve dhe policisë për të mos e ndarë atë.

Marketing