Pesë pika shëndetësore në Pollog

Në Komunën e Tetovës dhe komunat rurale funksionojnë 5 punkte shëndetësore prej kur Shtabi Emergjent i krijuar ka filluar të implementojë masat preventive ndaj koronavirusit. Bëhet fjalë për punktet në Bogovinë, Çellopek, Zhelinë, Tearcë dhe në Reçicë.

Marketing

Në ndërrimin e parë punojnë mjekë nëpër këta punkte shëndetësore, kurse më pas deri në ora 12 të natës punojmë mjekë tjerë të angazhuar. Kështu është e organizuar pjesa shëndetësore në rajonin e Pollogut gjatë këtyre ditëve, pohon për gazetën KOHA, kryeshefi i Ndihmës së Parë në Tetovë, Afrim Aliu

Marketing