Pesë të lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Tetovë-Gostivar

Pesë persona kanë përfunduar me lëndime trupore në një aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 6 e 50 minuta në autostradën Tetovë-Gostivar, në afërsi të mbikalimit për në fshatin Kamjan.

Marketing

Siç informojnë nga policia, janë aksidentuar tre vetura një “Citroen Berlingo” me regjistrim të Shkupit, “Mercedes” me regjistrim të Britanisë së Madhe dhe një “Reno Megan” me regjistrim të Tetovës. Të lënduarit, dy gra dhe tre fëmijë janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Bëhet fjalë për lëndime të lehta. Për shkak të aksidentit, komunikacioni në autostradë ishte i bllokuar për disa orë, kurse veturat kanë përdorur rrugë alternative. Në vend ngjarje është kryer hetim dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Marketing