Pesë vite nga publikimi i përgjimeve në Maqedoninë e Veriut, vetëm një funksionarë shtetëror në burg

Gati pesë vite nga publikimi i materialeve të përgjimeve në Maqedoninë e Veriut, vetëm një funksionarë shtetëror dhe një biznesmen po vuajnë dënimin me burg.

Marketing

Pas dy viteve gjysëm procese gjyqësore me mbi 100 persona të akuzuar nga ana e Ish-Prokurorisë Speciale, vetëm dy veta përfunduan në burg. Në mesin e të akuzuarëve ishte ish-kryeministri Nikolla Gruevski që u arratis, ish-shefi i shërbimit sekret Sasho Mijallkov që po mbrohet në liri, ish-ministra të Qeverisë Gruevski që po ashtu po mbrohen në liri, por edhe shumë zyrtarë të tjerë, nënvizohet në hulumtimin e emisionit 360shkallë. Por u dënuan dhe përfunduan në burg vetëm ish-ndihmës ministri i brendshëm, Gjoko Popovski, që u dënua me 4 vite e 6 muaj burg për rastin “Tanku”, ku ishte i akuzuar edhe Gruevski dhe ish-ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska, lidhur me blerjen e Mercedes Benzit të blinduar, që dëmtoi buxhetin e shtetit. Personi i dytë që ka përfunduar në burg është biznesmeni Sead Kocan, me 4,8 vite burg në rastin “Trust”, për përfitim të paligjshëm të tenderëve.