Pesëmbëdhjetë media të huaja të akredituara për raportim nga zgjedhjet

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do t’i ndjekin ekipet gazetareske nga pesëmbëdhjetë shtëpi mediatike.

Marketing

Për zgjedhjet në terren do të raportojnë 55 gazetarë të huaj të cilët morën akreditime nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Ekip më të madh prej 18 gazetarëve dërgon Al Xhezira Ballkan, ndërsa ekipe të tyre ose gazetarë do të kenë edhe Rojters, Frans Pres, Zëri i Amerikës, Asoshiejted pres, televizioni kombëtar grek ERT, agjencia gazetareske ANA-MPA, Njuz 247, ARD-ja gjermane, Foto pres agjencia evropiane – EPA, Radiotelevizioni turk, agjencia Anadolia, Euro njuz Shqipëri, Radiotelevizioni i Kosovës, Bi-Bi-Bi Serbi dhe Al Xhezira në gjuhën angleze.

Më shumë mediume të huaja do të raportojnë për zgjedhjet përmes korrespondentëve të tyre në vend.