Pesëmbëdhjetë mijë euro dënim për tre banorët e Hasanbegut që shkelën orën policore

Prokurori publik nga Prokuroria themelore publike Shkup parashtroi propozim për caktim të urdhëresës ndëshkuese kundër tre personave për vepër penale – Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, informojnë nga PTHP Shkup

Marketing

“Të akuzuarit më 13 prill, rreth orës 22:00, në Hasanbeg të Shkupit janë hasur jashtë shtëpive të tyre, pa poseduar leje për lëvizje, me çka e shkelën Vendimin për ndalesë dhe regjim të posaçëm për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, kumtuan nga Prokuroria.

Prokuroria themelore publike Shkup i propozoi Gjykatës themelore penale Shkup që tre të akuzuarve t’u shqiptojë dënime në të holla prej 100 gjobave ditore, ndërsa vlera e një gjobe ditore të caktohet në shumë prej 50 eurove.

Pas udhëzimeve të prokurorit publik, Ministria e Punëve të Brendshme vepron për identifikimin e personave të tjerë të cilët më 13 prill në shenjë proteste dolën në rrugët e Hasanbegut dhe e shkelën orën policore. Pasi që MPB do ta dokumentojë tërë ngjarjen penale-juridike dhe do të parashtresë padi penale, Prokuroria themelore publike Shkup me prioritet do të veprojë në pajtim me Ligjin për procedurë penale.

Marketing