Peshevski: Pas letrës së Mijallkovit qëndron grup i madh i personave

‘Mendoj se gjatë shkrimit të letrës, Mijallkovit i ka ndihmuar grup i madh i personave me informata, sugjerime dhe mendime, unë e shoh si letër të personave të cilët janë të prekur nga vendimet e Komitetit Qendror (KQ) dhe Komitetit Ekzekutiv (KE) të VMRO-DPMNE-së”, thotë ish

Marketing

zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike dhe ish anëtar i KE-së së VMRO-DPMNE-së, pasi që ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, i është drejtuar kryetarit aktual të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nëpërmjet një letre të gjatë e cila u publikua në media.

Për “Dojçe Vele”, Peshevski thotë se është interesante theksimi i lëndës së Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Talir”, për krim financiar në parti. Mijallkov në letrën e tij thotë se emri i Mickoskit ka figuruar në procedurën parahetimroe të lëndës, por se më pas nuk është gjendur kur është hapur hetimi.

“Pasi gjatë kohë nuk jam anëtar në asnjë trup partiak, nuk mundem nga dora e parë t’i komentojë këto ndodhi brenda partisë. Por, letra ka dimension serioz personal, pasi që Mijallkov thirret vetë në komunikimin personal që ka pasur me Mickoskin gjatë kohë, dhe këtu përveç atyre dyve, me të vërtetë është e rëndë për cilindo nga palët të dijë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur mes tyre.

Shihet që disa premtime dhe pritje mes tyre nuk janë plotësuar. Interesante është që Mijallkov në letër hapë dilemë për hetimin në lëndën “Talir” për të cilën PSP deri më tani nuk ka ngritur akuzë dhe është interesante dhe e rëndësishme për VMRO-DPMNE-në që të shihet se si do të zhvillohet kjo lëndë, kundër kujt do të jetë e drejtuar, dhe cili do të shpëtojë, kush çfarë deklarata ka dhënë ne hetimin dhe të ngjashme”, thotë Peshevski.

Sipas tij, “dilemat e tilla ekzistojnë edhe për disa lëndë tjera të PSP-së dhe për rolin e ish funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së, të cilët edhe përskaj angazhimit intensiv në parti, gjatë periudhës së pushtetit të VMRO-DPMNE-së, tani nuk janë në asnjë rast të PSP-së ose janë lënë për ndonjë akuzë tjetër në hetimet e reja”.

“Sipas të gjitha gjasave koha do t’i pastrojë këto dilema. Vijon sipas të gjitha gjasave periudhë afërsisht e rëndë për udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së dhe për tërë partinë, dhe kjo letër atë e njofton. Sipas meje, më e rëndësishme është që sa më shpejtë partia t’i rregullojë marrëdhëniet me komunitetin ndërkombëtar, të kyçen seriozisht në proceset reformuese, veçmas në sistemin gjyqësor, ndërkaq për partinë më mirë është që problemet e veta t’i zgjidh brenda, në vend nëpërmjet mediave.

Nëse shihet nga mbrapa, VMRO-DPMNE ka pasur histori të këtyre ndarjeve, por thuajse pa përjashtime më vonë ka ardhur deri te ndonjë pajtim. Për atë është e rëndësishme që çdokush të jetë i kujdesshëm në retorikë, pasi që më lehtë është të shërohet diçka që është e krisur, se sa diçka që është e thyer”, sugjeron Peshevski.