Peshovski e pranoi fajin, dënohet me 3 vjet burg për keqpërdorimet në DSK

Petre Peshovski – ish-shef operativ në DSK, shpallet fajtor dhe gjykohet me tre vjet burg.Ai duhet të paguajë dëmshpërblim prej 39 milion e 470 mijë denarëve, ndërsa paraburgimi i shtyhet deri sa të hyjë në fuqi akti i gjykimit. Peshovski në gjykatë ka pranuar fajin për keqpërdorimin e arkës zyrtare në drejtori, por tha se këtë e bëri i urdhëruar nga të tjerët. Krahas tij, për këtë vepër akuzohen edhe tre ish të punësuar në DSK, Toni Jakimovski, Stevo Maxhovski dhe Kristina Josifovska.

Marketing

Gjykatësja, Ivana Trajçeva, theksoi se të akuzuarit kanë shkatërruar evidencat për shpenzimin e të hollave, gjegjësisht kanë shkatërruar librat kryesorë pa leje paraprake të drejtorit, pa formimin e komisionit për shkatërrim, si dhe pa procesverbale. Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka parashtruar aktakuzë për keqpërdorimin e të hollave me vlerë prej 820 mijë eurosh.

Në periudhën prej vitit 2007-2017, në 172 raste për nevojat e arkës për shpenzimin e mjeteve për qëllime të veçanta të DSK-së nga sektori i financave në MPB janë tërhequr para për të cilat janë parashtruar kërkesa dhe janë dërguar vërtetime për shumat. Me këto veprime është dëmtuar buxheti i shtetit.