Pësoi humbjen e radhës, por Emery qan barazimet e shumta

Skuadra e Arsenal u mposht në transfertë nga Leicester me rezultatin 2-0, duke regjistruar kështu javën e katërt radhazi në Premier League pa fitore, me dy humbje dhe dy barazime. Në fakt “Topçinjtë” kanë hipotekuar vetëm 87 pikë në total në 50 ndeshjet e tyre nën drejtimin e trajnerit Unai Emery.

Ky i fundit ka udhëhequr Arsenalin drejt 25 fitoreve, 12 barazimeve dhe 13 humbjeve. Një pikë më pak se sa regjistroi Arsenal në 50 ndeshjet e fundit nën drejtimin e ish-trajnerit, Arsene wenger. Situatë e keqe kjo te Arsenal që pas javës së 12-të renditet në vendin e 6-të në kuotën e 17 pikëve, 14 pikë larg kreut.“Në fund morëm një rezultat negativ, edhe pse kishim një karakter dhe grintë të mirë nga çdo futbollist. Tani është koha për të pushuar falë ndërprerjes për angazhimet e kombëtareve. Jam i bindur se do të përmirësohemi pas pushimit”.

“Ne duhet të fitojmë në shtëpi, për të përmirësuar vetëbesimin dhe për tu forcuar. Nuk kemi humbur edhe aq shumë ndeshje, por kemi barazuar shumë të tilla. Kjo është e rëndësishme për klasifikimin, por unë mendoj se ne mund të të gjejmë ekuilibrin për të qenë të fortë dhe për tu përmirësuar në këto ndeshje”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Arsenal, Unai Emery.

evn