Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Petar Atanasov ka dhënë dorëheqje, për shkak të siç thotë ai në arsyetimin e dorëheqjes deri te kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev se, “në MASH gjatë 10 muajt paraprak nuk ka ndodhur asgjë me vlerë”, transmeton Portalb.mk.

“Ndryshimet në arsim të cilat i kemi paralajmëruar, nuk i kemi realizuar. Pse është kjo kështu, ndoshta ju më mirë e dini”, ka thënë Atanasovi.

Duke shkruar më tej, Atanasovi ka numëruar një varg problemesh në sferën e arsimit dhe projekte të paralajmëruara dhe të parealizuara nga MASH-i.

“Për fat të keq, pritshmëritë e mija ishin se nëpërmjet angazhimit politik në gjashtë muajt e kaluar do të mund të ndikojë në drejtim të përmirësimit real të gjendjes në shoqëri, veçanërisht në arsim dhe përkushtimi jovetjak për këtë qëllim nuk u realizua. Duket se edhe pse deklarativisht të gjithë thonë se jemi të përkushtuar për të mbajtur të rinjtë në shtet, pa reformë reale dhe arsim më cilësor, si dhe mundësi për prosperitet më të madh të të rinjve, kjo nuk do të ndodh”, tha Atanasovi.

Përndryshe, dorëheqja e Atansovit vjen fill pas kumtimit të emrave për ndryshime në resoret ministrore nga kryeministri Zoran Zaev, të cilat duhet të votohet të mërkurën.

Atanasovi në MASH erdhi në kuadër të rikonstruimit paraprak të Qeverisë së RMV-së, pasi Renata Deskoska radhë e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) kaloi në Ministrinë e Drejtësisë, e në vend të saj, si ministër i MASH-it u emërua Arbër Ademi radhë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Para MASH-it, Atanasovi ishte deputeti LSDM-së.