Pezullime në radhët e Tiranës dhe Bylisit për miqësoret para kampionatit

Një ditë para kthimit të ekipeve të Superiores në fushën e blertë, Tirana dhe Bylis kanë humbur disa lojtarë titullarë si pasojë e pezullimit.

Marketing

Komisioni i Disiplinës ka dënuar 4-5 ndeshje 3 lojëtarë, 2 të Tiranës dhe një të Bylis për ndeshjet miqësore që këto ekipe kanë zhvilluar.

Konkretisht, janë dënuar me nga 4 ndeshje lojtarët e Tiranës, Agustin Torrasa dhe Idriz Batha për incidentet me arbitrin gjatë ndeshjes Tirana-Laçi.

Gjithashtu për goditje me shkelm të kundërshtarit është dënuar me 5 ndeshja pezullim dhe lojtari i Bylis, Qudus Abiodun Laëal.

Vendimi i Disiplinës ka ngjallur disi polemika për faktin se ngjarjet e ndodhura në ndeshje miqësore gjatë kohës që futbolli ishte në bojkot.

Por komisioni i ka konsideruar ato miqësore zyrtare pasi klubet kanë kërkuar arbitra nga FSHF.

Vendimi mbështetet në rregullore për episode të rënda disiplinore./