Piatek me debutim ëndrrash, Milani në gjysmëfinale

Milani ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pasi ka eliminuar Napolin.

Marketing

Rosonerët fituan me rezultat 2-0 në ndeshjen e cila u zhvilluar në San Siro.

Heroi në këtë ndeshje ishte transferi i janarit, Piatek i cili shënoi dy gola.

Polaku realizoi golin e parë me fanellën e Milanit në minutën e 11-të të ndeshjes.

Kjo është fitorja e parë e Milanit kundër Napolit që nga dhjetori i vitit 2014.
Në gjysmëfinale Milani do të takohet me fituesin e ndeshjes Lazio – Inter.

Marketing