Pika të reja për pagesë të taksës rrugore në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut po bëhen përgatitjet për vënien në funksion të pikave të reja për pagesë të taksës rrugore.

Marketing

Në autostradës Demir Kapi – Smokvicë në Korridorin 10 do të ketë një pikë, e cila do të ketë një çmim prej 60 deri në 80 denarë. Kjo pikë pritet të jetë gati pas dy muajve. Lajmi u bë i ditur nga drejtori i ndërmarrjes publike për “Rrugë shtetërore”, Zoran Kitanov. Ai paralajmëroi hapjen e një pike për pagesë të taksës rrugore edhe në korridorin 8, por edhe një në autostradën Milladinovc – Shtip.

Marketing