Të jesh pilot është një punë e paguar mjaftë mirë por përveç kësaj kjo është një punë me përgjegjësi të madhe dhe po ashtu me stres të vazhdueshëm.
Disa pilotë kanë treguar disa fakte rreth punës së tyre.

Pilotët nuk lejohen të mbajnë mjekër për shkak që maska e oksigjenit duhet të përshtatet me fytyrën e tyre në rast urgjence.

Shumë nga pilotët ‘flasin’ me avionët e tyre duke shpresuar për një fluturim të qetë dhe po ashtu nuk bëjnë fotografi para se të fluturojnë.

Pilotët nuk e përdorin ushqimin e njëjtë sepse nëse njëri helmohet tjetri duhet të jetë në gjendja të zëvendësoj atë.
Të gjithë pilotët i nënshtrohen trajnimeve për vetëmbrojtje. Trajnim ky i cili zgjat tre muaj kurse një herë në vit i nënshtrohen një kontrolle të plotë mjekësore.

Po ashtu dy orë para fluturimit i nënshtrohen testeve mjekësore, ku kontrollohet presioni i gjakut, pulsi i tyre.
Pilotët kanë gjuhë të veçantë për të komunikuar në rast emergjence.