Pioli në telashe: Ibrahimovic, Kjaer e Krunic në dyshim për ndeshjen kundër Verona

Skuadra e Milan është në telashe të mëdha para ndeshjes së fundjavës, kundër Veronas.Në kuadër të Serie A, Milan ndeshjen e radhës do ta luajë kundër skuadrës së Hellas Verona, ku luan edhe Amir Rrahmani.

Marketing

Para kësaj ndeshje, trajneri i Milan, Stefano Pioli, ka folur për gjendjen e skuadrës, duek zbuluar se tre emra të rëndësishëm pritet t’i mungojnë skuadrës.

“Gjatë dy-tri ditëve të fundit, Ibrahimovic dhe Kjaer kanë vuajtur nga një grip dhe dyshoj se janë të gatshëm. Ka probleme muskulore për Krunic gjithashtu, kështu që po, kemi disa probleme” ka thënë Pioli.

Përveç këtyre dy mungesave, trajneri Pioli nuk do të mund të llogarisë as në shërbimet e Ismael Bennacer, i cili është i suspenduar.

Marketing