Pique rrezikon të humbasë finalen e Kupës së Mbretit

8:59 | 16 Prill 2021

Marketing

Barcelona duket se nuk do të jetë me ekip të kompletuar për ndeshjen finale ndaj Athletic Bilbao në Kupën e Mbretit siç aludohej.

Gerard Pique nuk ndihet mirë në gju dhe nuk pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e 17 prillit, transmeton lajmi.net.

Burime pranë Barcelonës thonë se mbrojtësi është ende duke luftuar me dhimbje në muskulin e gjurit dhe mund të humbasë finalen e Copa Del Rey.

Kapiteni i dytë i Blaugranëve ka udhëtuar me klubin për në Sevilla, aty edhe ku do të zhvillohet finalja e madhe, mirëpo nuk duket se do të ketë minutazh për të në këtë takim.

Barcelona do mundohet që të fitojë trofeun e 31-të në histori të Copa del Rey, derisa Athletic Bilbao është skuadra e dytë që ka fituar më së shumti këtë titull (plotë 23 herë)./Lajmi.net/

Marketing