Pirlo do mbetet në krye te Juventusit deri në fund të sezonit

18:43 | 10 Maj 2021

Marketing

Juventus ka konfirmuar se trajneri Andrea Pirlo do vazhdojë të jetë në krye të skuadrës këtë edicion.

Pirlo u punësua verën e kaluar duke zëvendësuar Maurizio Sarrin pas një edicioni në “Allianz Stadium” dhe nisi karrierën si trajner me “Bianconerët”, transmeton lajmi.net.

Ka qenë një sezon i vështirë për teknikun italian, me “Zonjën e Vjetër” që u takua sot (e hënë) me trajnerin për të diskutuar të ardhmen.

SportItalia raporton se trajneri do vazhdojë të jetë në krye, duke marrë parasysh opsionet e ulëta dhe orarin e ngjeshur.

Juventus përballet me Sassuolon të mërkurën, pastaj pas tri ditëve takohet me Interin.

Më pas, gjiganti italian do zhvillojë finalen e Kupës së Italisë ndaj Atalantas, para se ta mbyll sezonin ndaj Bolognas.

Juventus momentalisht renditët në pozitën e pestë në Seria A dhe rrezikon të mos kualifikohet në Ligën e Kampionëve edicionin tjetër, por edhe një vend në këtë garë nuk duket e mjaftueshme që Pirlo të jetë në stol pas verës./Lajmi.net/