Pirlo: Na dhemb kur e shohim Interin kampion të Italisë

16:41 | 14 Maj 2021

Marketing

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka folur para ndeshjes me Juventusin.

Interi dhe Juventusi do të ndeshen në kuadër të xhiros së 37-të të Serie A.

Trajneri i Juventusit ka analizur sfidën e nesërme duke folur në konferencën për shtyp para gazetarëve, transmeton lajmi.net.

Pirlo theksoi se fakti që Interi është kampion është një dhembje për Juventusin.

“Ata do të duan të demonstrojnë që janë kampionë dhe për ne duhet të jetë një stimul më shumë për të arritur objektivin tonë. Kanë qenë më të mirë, ndërsa neve na mungoi zjarri dhe objektivi ynë”, tha Pirlo.

“A do t’ju bëjmë kordonin e nderit? Ne tashmë i kemi uruar ata”, shtoi ai.

“Do të na djegë kur ti shohim ata në stadiumin tonë si kampionë të Italisë”, tha italiani.

“Duhet të japim diçka më shumë, kjo pasi kemi edhe objektivin për të arritur. Kemi akoma shanse për të arritur në Ligën e Kampionëve”, tha Pirlo.

“Në këtë sezon, na ka munguar zjarri në situata të caktuara, nuk ishim të koncentruar për të arritur objektivin tonë. Fitorja ndaj Sassuolos ishte e rëndësishme, tani duhet të luajmë si skuadër dhe ta bëjmë të njëjtën gjë kundër Interit”, përfundoi Andrea Pirlo./Lajmi.net/

Marketing