Marko Pjaca mund të mbetet te Fiorentina për një kohë si dhe të largohet përfundimisht nga Juventusi që verën e ardhshme, kupton mediumi Goal.

Ai iu bashkua Fiorentinës si huazim njëvjeçar në gusht, me ç’rast Zonja e Vjetër kishte pranuar dy milionë euro.

Ekipi nga Firence e ka opsionin që ta bëjë këtë transferim permanent për 20 milionë euro verën tjetër, por kjo marrëveshje është në dyshim pasi që Pjaca ka dështuar të lë mbresa me paraqitjet e tij te Fiorentina deri më tash.