Pjesa e parë: Lojë e zbehtë në ‘Fadil Vokrri’, Kosova në disavantazh

Ka përfunduar 45 minutëshi i parë në ndeshjen mes Kosovës dhe Greqisë, e vlefshme për Ligën C në Ligën e Kombeve.

Marketing

Mysafirët janë në epërsi falë një goli të hershëm të Dimitrios Limnios (3′).

Që nga ai moment, grekët nuk është që kanë rrezikuar edhe shumë dhe loja kryesisht ka qenë e zbehtë.

Ndërkohë, Kosova huqi një rast të artë me anë të Arbër Zenelit, teksa vetëm pak çaste më pas Atdhe Nuhiu provoi me kokë. Në fundin e pjesës së parë, rrezikoi me një goditje Ibrahim Dresevic e Besar Halimi.

Të shohim se a do të vendosë për ndryshime Bernard Challandes në pjesën e dytë.

Marketing