Shfrytëzuesit e locuar në rrugët “Çe Ge Vara”, “Butelski venec” dhe “Brigada maqedonase-kosovare” me nën-rrugët në komunën Shuto Orizarë nesër nga ora 9 deri në orën 15 do të jenë pa energji elektrike.

Në periudhën nga ora 9 deri në orën 11 nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Marko Cepenkov” dhe “Bote Botevski” në komunën Kisella Vodë, ndërsa nga ora 8 deri në orën 17 banorët nga Sonje e Epërmes, komuna Sopishte.

Siç informoi Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është realizimi i intervenimeve të planifikuara teknike në rrjetin distributiv nga ekipe të “EVN Maqedonis” SHA.