Pjesëmarrësit e rinj në festivalin e filmit ,,Xhifoni” edukohen për përdorim të drejtë të enëve të reja për mbetje

NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup sot mbajti eko-ligjëratë para 150 nxënësve të shkollave të mesme, pjesëmarrës të Festivalit Ndërkombëtar të filmit për të rinj ,,Xhifoni” ku në periudhën nga 12-17 tetor mbahet në Qendrën Kulturore për të Rinj në Shkup.

Marketing

Nxënësit e shkollave të mesme u njoftuan me punën dhe aktivitetet e NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup dhe u edukuan në cilën mënyrë të drejtë përdoren kontejnerët e rinj për mbetje komunale me kapacitet prej 3,2 m³ dhe koshat për mbetje të imët të cilat Ndërmarrja prej më herët filloi t’i vendosë në të gjitha komunat e Shkupit.

NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup në periudhën në vijim do të vazhdojë me eko-edukim të qytetarëve tanë më të rinj në kopshte, shkolla fillore dhe të mesme, si dhe me njoftimin e tyre për mënyrën e drejtë të përdorimit të enëve të reja për mbetje.

Marketing