Pjesëtarët e FSK-së që u ndaluan në kufi me Serbinë u mbajtën për disa orë, reagojnë institucionet

Reagimet e para kanë ardhur nga institucionet e Kosovës për ndalimin e dy pjesëtarëve të FSK-së në kufi me Serbinë.

Marketing

Zëvendësministri në detyrë i Mbrojtjes, Burim Ramadani përmes një postimi në Facebook ka thënë se Serbia po e vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se pjesëtarët serbë u ndaluan për orë të tëra.

Ramadani ka kërkuar edhe nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë ndaj këtyre sjelljeve të Beogradit.

Postimi i plotë:

Serbia vazhdon presionin ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së, në një logjikë krejtësisht jonormale, jonjerëzore dhe jokonstruktive. Duke i ndalur me orë të tëra dhe liruar më pas, ky presion është krejtësisht pa kuptim.
Nuk ka asnjë qëllim që mund të arrihet përmes këtyre veprimeve. E vetmja gjë që dëshmohet është që asgjë nuk ka ndryshuar, është i njëjti mentalitet.

Serbia po dëmton serbët e Kosovës. Sepse, Kosovën nuk mund ta ndalë si të tillë, por vetëm maltreton serbët e këtushëm.
Partnerët ndërkombëtarë nuk duhet të heshtin.

Marketing