PKQ me apel që të pranohen masat e reja për zgjidhjen e problemit të vendparkimit “Automakedonia”

Ndërmarrja publike “Parkingjet e Komunës Qendër” në kumtesën e sotme shprehu keqardhje për pakënaqësinë të cilën sot përmes grevës e manifestuan pazarxhinjtë pronarë të tezgave të “Tregut të Gjelbër” në komunën Qendër dhe apeluan deri tek ta që t’i pranojnë masat e tyre për zgjidhjen e problemit me parkimin në vendparkimin “Automakedonia” si veçanërisht të mirë për të gjitha palët e cenueshme, veçanërisht për banorët.

Marketing

Nga ndërmarrja theksojnë se vendparkimi i mbyllur “Automakedonia” i cili gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë të “Tregut të Gjelbër” me vite mbrapa është i mbingarkuar dhe i keqpërdorur nga njerëzit të cilët punojnë atje.

Nga ndërmarrja mendojnë se zgjidhja e problemit duhet të kërkohet në “Tregun e Shkupit” i cili duhet të sigurojë një pjesë nga toka e vet e cila do të dedikohet për nevojat e qiramarrësve të vet të tezgave, e jo, siç thonë, zgjidhja të kërkohet në keqpërdorim të sipërfaqes publike me qëllim që të kënaqen nevojat e një biznesi privat.

Marketing