Plaçkitet një pompë benzine në Shkup

Në orët e hershme të mëngjesit, më saktësisht në orën 03.55 në Njësinë për informacione dhe komandë Shkup, një i punësuar në pompën e benzinës në hyrje të Radishani, Shkup, ka lajmëruar se dy persona të maskuar kanë kryer plaçkitje mbi të.

Marketing

Sipas informacioneve të MPB-së, kryerësit duke u kërcënuar me armë ia kanë vjedhur paratë nga fitimi ditor dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Po ndërmerren masa për gjetjen e personave dhe zbardhjen e tërësishme të rastit.

Marketing