Plagoset me armë 18-vjeçari në Vlorë

Një plagosje ndodhi gjatë mesnatës në Vlorë. Rreth orës 00:45, në një rrugë të fshatit Fushë Mavrovë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Q. M (L), 36 vjeç, banues në fshatin Kotë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. R., 18 vjeç, banues në fshatin Fushë Mavrovë, cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Marketing

Nga ana e Policisë Vlorë, po punohet intensivisht për gjetjen dhe kapjen e shtetasit Q. M(L) si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Marketing