Plagosi 30-vjeçarin në Shkozë, arrestohet autori! Policia ndalon dhe 7 persona të tjerë, veprat penale për të cilat akuzohen

Policia e shtetit ka arrestuar 8 persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar autori i plagosjes së 30-vjeçarit në Shkozë.

48 vjeçari ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës personin me inicialet O. M i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Marketing

Po ashtu në pranga ka përfunduar një 33 vjeçar dhe një 37 vjeçar, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. S., 30 vjeç, pasi  gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë.

Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 20 vjeç, pasi dyshohej se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 48 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Shkozë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Th. A., 33 vjeç dhe I. Gj., 37 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;

R. J., 19 vjeç dhe A. Xh., 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse ;

D. G., 50 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar.

•Gjatë natës, në rrugën e Kavajës, kanë vjedhur një aparat celular në dyqanin në pronësi të shtetasit R. L., 34 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Marketing