Plagosje në Kamenicë, arrestohet një person

Një person ka marrë lëndime trupore në këmbë pasi aksidentalisht ka shkrepur revolja me të cilën ishte duke manipuluar shoku i tij.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:34 në fshatin Bllatë, Kamenicë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes është konfiskuar një revole, një fishek dhe një gëzhojë.

Ndërkaq, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fshati Bllatë, Kamenicë 21.01.2019 – 15:34. Viktima mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime trupore në këmbë, pasi që aksidentalisht ka shkrepur revolja me të cilën ishte duke manipuluar shoku i tij i dyshuari K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një revole, një fishek dhe një gëzhojë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Marketing