Real Madrid me siguri do të jetë një nga klubet më aktive gjatë afatit kalimtar të verës me transferimin e lojtarëve.

‘Los Blancos’ pa dyshim që do t’i kushtojnë rëndësi edhe çështjes financiare për të qëndruar brenda ‘Fair Playt’ të vendosur nga UEFA, për t’u mos u përballur me problemet e njëjta sikurse Manchester City.

Sipas raportimeve në Media në Spanjë, Real Madridit brenda këtyre kornizave financiare, i lejohet buxhet për transferime vetëm 100 milionë euro.

Andaj ‘Los Blancos’, kanë vendosur të shesin lojtarë në vlerë deri në 200 milionë euro, dhe kësaj shume t’ia bashkojnë pjesën tjetër që kanë në dispozicion, për të transferuar lojtar në vlerë deri në 300 milionë euro në verën e vitit 2019.

Lista e lojtarëve që mund të largohet nga Real Madrid është e madhe, përfshirë lojtarët Gareth Bale, Dani Caballeros, Keylor Navas, Mariano Diaz, Isco e të tjerë.