“Plani Marshall” i BE-së pas koronavirusit

Nga Eline Chivot- Të ballafaquar me një ekonomi në rrënoja, pas Luftës së Dytë Botërore, udhëheqësit evropianë implementuan një program masiv të rimëkëmbjes, për të rindërtuar industritë europiane me mbështetje nga Shtetet e Bashkuara. Ndërsa COVID-19 bën kërdinë sot, Komisioni Europian po bën thirrje për një plan të ri Marshall, të vetë-financuar, për të adresuar pasojat e pandemisë, pasi të jetë nën kontroll. Kjo duhet të jetë më shumë sesa thjesht një injeksion i madh i kapitalit në ekonomi.

Marketing

Ashtu siç plani Marshall origjinal përshpejtoi integrimin europian, investoi në industrializim dhe çoi në një aleancë strategjike kundër agresionit Sovjetik, një plan Marshall për ekonominë e sotme duhet të investojë në teknologji, të promovojë tregtinë e lirë digjitale dhe të përafrojë strategjinë e saj industriale me aleatët si SHBA dhe Japonia, për t’i rezistuar kërcënimeve në rritje ekonomike dhe të sigurisë të paraqitura nga Kina.

Prioriteti i parë duhet të jetë investimi në digjitalizimin e bizneseve dhe qeverive europiane. Ky transformim është veçanërisht thelbësor për konkurrencën e BE-së, pasi kompanitë që pranojnë transformimin digjital janë më shumë produktive, nxisin dhe ofrojnë punë me pagesa më të larta. Fatkeqësisht, adoptimi i teknologjive digjitale midis kompanive të BE, mbetet i ulët. Më pak se një e pesta e kompanive të BE janë shumë të digjitalizuara dhe vetëm 12% e tyre përdorin analiza të mëdha të të dhënave.

Industri të tilla si kujdesi shëndetësor – ku vetëm gjysma e mjekëve të përgjithshëm kanë përdorur rrjete elektronike për të transferuar recetat tek farmacistët dhe vetëm 40% shkëmbejnë të dhëna mjekësore me profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor – janë të gatshëm për transformimin digjital. Një arsye pse Europa mbetet në adoptimin digjital është se firmat më të mëdha priren të adoptojnë teknologjinë më shpejt, por trashëgimia e gjatë e Europës, për t’u dhënë përparësi ndërmarrjeve më të vogla, do të thotë që në Europë, ka më shumë biznese të tilla.

BE duhet të drejtojë investimet për të mbështetur inovacionin digjital në industri dhe teknologji ku mund të ndërtojë në kompetencat thelbësore, të tilla si robotikë, sisteme autonome, informatikë me performancë të lartë, internet dhe në fushat kryesore të aplikimit, për shembull shëndeti IT, rrjetet e zgjuara, qytetet e zgjuara dhe qeveria elektronike. Për më tepër, për të siguruar që kompanitë të konkurrojnë në ekonominë globale digjitale, politikëbërësit e BE-së, duhet të shmangin miratimin e më shumë rregulloreve, që e bëjnë të vështirë për firmat të rriten, dhe që rrisin kostot dhe vështirësinë ligjore për zhvillimin dhe përdorimin e teknologjive si AI-power.

BE nuk duhet të investojë vetëm në teknologjitë digjitale, por edhe aftësitë digjitale. BE duhet të adresojë hendekun e aftësive digjitale, duke inkurajuar vendet anëtare të integrojnë aftësi digjitale në kurrikulat e tyre arsimore. Vetëm 56% e popullsisë së BE është e pajisur me aftësi themelore digjitale, të cilat do të jenë larg nga sa duhet për të rritur konkurrencën dhe produktivitetin e BE-së.

Por përmirësimi i aftësive dixhitale ka të ngjarë të kërkojë përmirësimin e arsimit në internet. Fatkeqësisht, në disa vende të BE-së, aftësia e shkollave për mësimdhënie dhe mësim digjital mbetet e kufizuar. Përmes Planit të saj të ri të miratuar të arsimit digjital, BE duhet të investojë në përdorimin e teknologjive digjitale në arsim, përfshirë mësimin në distancë.

BE gjithashtu duhet t’i japë përparësi tregtisë së lirë digjitale dhe rrjedhës së lirë të të dhënave përtej kufijve të saj, si dhe globalisht me aleatët e saj. Megjithëse BE ka bërë përparim në krijimin e një tregu të vetëm digjital, firmat europiane ende përballen me sfida në përshkallëzimin dhe zhvillimin e teknologjive, dhe qasja e plotë ndërkufitare në përmbajtje dhe shërbime në internet për të gjithë përdoruesit, nuk është ende një realitet.

Më në fund, BE duhet të përqendrohet në përafrimin e strategjisë industriale me aleatët kryesorë, për të siguruar një grup të bashkuar ndaj sfidave ekonomike dhe kombëtare të sigurisë, të paraqitura nga Kina, të tilla si vjedhjet e pronave intelektuale, transferimet e detyruara të teknologjisë dhe tregjet e mbyllura. Fatkeqësisht, strategjia e tanishme industriale e Europës përqendrohet më shumë në sovranitetin e BE-së sesa në ‘sovranitetin e kombit aleat’, i cili kundërshton angazhimin e Europës për tregti të lirë dhe inovacione globale.

Për të qenë konkurrues ndaj Kinës, BE-ja duhet të koordinohet me Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Australinë, Korenë e Jugut dhe të përdorë teknologji si AI-poëer; Internet of Things, të zhvillojë të dhëna të përbashkëta dhe të përmirësojë sigurinë e sistemeve autonome në internet.

Plani Marshall ishte një faktor kryesor në suksesin ekonomik të Europës pas luftës, dhe kjo lloj udhëheqjeje ambicioze dhe strategjike do të jetë e nevojshme për të përmirësuar ekonominë europiane, në epokën e pas pandemisë.

Marketing