Plani për pritjen, Shqipëria përgatitet për strehimin i 30 000 emigrantëve

Autoritetet shqiptare kanë nisur përgatitjet për ngritjen e 6 qendrave pritëse për emigrantët nga Siria në rast se vendi do përballet një situatë fluksi. Kapaciteti pritës i vendit përllogaritet në 30 mijë persona ndërsa akomodimi i tyre do të bëhet ë vendstrehime pranë pikave kufitare në Korçë, Sarandë dhe Gjirokastër. Për emigrantët që kapen në brendësi të territorit shqiptar mendohet që strehimi të bëhet në Elbasan dhe Lezhë.

Marketing

Fluksi i emigrantëve në vendet fqinje nga vendet e lindjes pas hapjes së kufirit nga Turqia ka vënë në lëvizje autoritetet shqiptare që po planifikojnë ngritjen e qendrave të pritjes.

Paraprakisht nga ana e institucioneve është përllogaritur përballimi i pritës për 30 mijë refugjatë.

Për këtë situatë janë angazhuar Emergjencat Civile, Policia e Shtetit, Ministria e shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes, ndërsa është diskutuar dhe angazhimi i mjekëve apo mjeteve të logjistikës nga institucione të tjera.

Konkretisht është menduar që në Pocest të Korçës të strehohen 5 mijë persona, në Kranë të Sarandës rreth 1 mijë, në Arshilengo të Gjirokastrës rreth 5 mijë, në Gjadër të Lezhës rreth 5 mijë si dhe në Elbasan nga 5 deri në 10 mijë persona.

Pikat e pritjes dhe grumbullimit do të jenë në Kakavijë, Sopik, Qaf Botë, Rrips, Tre Urat, Leskovik, Shtikë, Kapshticë, vendstrehime të vendosura pranë pikave kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë.

Akomodimi i emigrantëve që vijnë nga Greqia do të bëhet në Korçë, Sarandë dhe Gjirokastër, ndërsa emigrantët që kapen në territorin shqiptar mendohet të kryhet në Elbasan dhe Lezhë.

Aktualisht në kufirin e gjelbër me Greqinë, janë ngritur 2 qendra pritëse, një në Korçë dhe një në Gjirokastër.

Kriza e refugjateve u rihap pak ditë më parë kur Turqia hapi kufirin për të lejuar rrugëtimin e refugjatëve sirianë drejt vendeve të BE-së, ndërkohë që menjëherë pas këtij veprimi Greqia dhe Bullgaria deklaruan se kishin forcuar masat në kufi.

Qendrat e pritjes dhe kampingjeve për emigrantët:

Korçë, Pocest afërsisht 5000 persona

Sarandë, Krane afërsisht 1000 persona

Gjirokastër, Arshilengo afërsisht 5000 persona

Në Gjadër/Lezhë, afërsisht 5000

Në Elbasan 5000 – 10000 persona

Marketing