Mesfushori veteran dhe sulmuesi i ri duket se kanë qenë dy prej lojtarëve që janë përplasur ashpër mes tyre, pas humbjes së rëndë me Kroacinë.

Ndoshta fitorja e Nigerisë kundër Is landës dhe sigurisht ditëlindja e kapitenit Lionel Mesi, e festuar edhe paksa në fushën e stërvitjes nga e gjitha skuadra, ka bërë që klima e tensionuar tek Argjentina të shuhet disi dhe në pritje të ndeshjes së tretë, i gjithë grupi të jetë më i qetë dhe i përqendruar, pasi me një fitore, fati dhe një rezultat në favor të tyre kundër në sfidën tjetër,

Kroaci-Islandë, mund të bëjë që bardhekaltrit të vazhdojnë aventurën e tyre në këtë Kupë Bote.