Platforma 20-20-20, hapet në Gostivar paralelja e parë e EVN-së

Në një ceremoni solemne, në shkollën e mesme teknike në Gostivar u shënua fillimi i funksionimit të paraleles së EVN-së, si pjesë e platformës 20-20-20. Me krijimin e kësaj klase në Gostivar 20 nxënës do të jenë pjesë e gjeneratës së parë të elektro-instaluesve dhe elektricistëve që pas vitit 2022 do të marrin oferta pune nga EVN. Në ceremoni merrnin pjesë Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arber Ademi, kryetari i Bordit të Drejtorëve të EVN-së Stefan Peter.
Sipas Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, arsimi dual tashmë po jep rezultatet e para dhe se kuadër padyshim cilësor do të dalë nga kjo klasë.

Marketing

Nxënësit do të ndjekin praktikën në Qendrat e Energjisë së Konsumatorëve në Gostivar dhe Tetovë dhe do të udhëzohen nga instaluesit dhe specialistët e EVN-së. Platforma “20-20-20” filloi në vitin 2017 në “Mihajlo Pupin” në Shkup në 2017 ku gjenerata e tretë e nxënësve tashmë janë diplomuar në këtë drejtim. Në vitin 2022, nxënësit që përfundojnë arsimin e tyre do të marrin oferta për punë nga EVN dhe paga e tyre do të jetë 20,000 denarë. Në paralelen e Gostivarit këtë vit mësimi do të zhvillohet në gjuhën shqipe, dhe planifikohet në të ardhmen të zhvillohet edhe në gjuhën maqedonase dhe turke. Në klasë ka nxënës nga qyteti i Gostivarit, Tetovës, Kërçovës, Prilepit dhe Komunës së Mavrovë-Rostushës.

Marketing