Platforma kundër varfërisë, 21% e qytetarëve jetojnë në varfëri

Edhe përkundër reformave, nuk ka asnjë ndryshim në numrin e popullatës së varfër në vend. Njësoj si vitin e kaluar, 21% e popullatës vazhdon të jetojë në varfëri dhe rrezik social. Nga “Platforma kundër varfërisë” thonë se reformat në sektorin social duhet të jenë të qëndrueshme dhe në pajtim me kërkesat dhe nevojat e të varfërve dhe personave me rrezik social.

Marketing

“Numri i të varfërve nuk është ndryshuar në krahasim me vitin e kaluar dhe se në vend 21.9 për qind e qytetarëve janë të varfër dhe në rrezik social. Kjo do të thotë se rreth gjysmë milioni njerëz jetojnë në varfëri. Nevojitet partneritet aktiv dhe të respektohen kërkesat dhe nevojat e tyre në krijimin e politikave që kanë të bëjnë pikërisht me këtë kategori qytetarësh”,- deklaroi platforma kundër varfërisë, Biljana Dukovska.

CAROVSKA: TREFISHOJMË NDIHMËN SOCIALE, POR DUHEN INTEGRUAR

Nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, thonë se të ardhurat për çdo familje ose individ që jeton në varfëri, do të trefishohen. Por, edhe pse pajtohet se kjo kategori duhet të marrë më shumë ndihmë, ministrja Carovska thotë se ata duhet të integrohen në tregun e punës.

“Ne ishim dëshmitarë se 11 vite varfëria dhe personat social kanë qenë të keqpërdorur. Për këtë arsye ne punuam në dy ligjet thelbësore, në Ligji për socialen dhe për mbrojtjen e fëmijëve. Reforma u prezantua dhe në varësi nga gjendja politike, do të lëshohet në procedurë, që në një afat sa më të shkurtë, përmes qendrave për punë sociale, të implementohet vitin e ardhshëm”,- tha ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska.

Shoqatat qytetare kërkojnë që përveç reformave që janë ndërmarrë, këta persona të monitorohen në vazhdimësi për të parë nëse ndihma e ofruar po ndihmon vërtetë të dalin nga gjendja e vështirë momentale.

Marketing