Platforma online “iTop”, ndihmon zhvillimin e turizmit në RMV dhe më gjërë

Dje dhe sot, në Kodrën e Diellit në Tetovë është mbajtur konferencë për shkëmbim të praktikave të mira në fushën e zhvillimit të barabartë rajonal në rajonin e Pollogut, ku ndër të tjera, platforma online “iTop” e krijuar nga projekti STEP është parë si një e mirë që ndihmon zhvillimin e turizmit në rajon, transmeton Portalb.mk

Marketing

Tema të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin rajonal ekonomik por edhe të turizmit, e-turizmi, menaxhimi i mbeturinave, ndryshimet klimatike dhe probleme të tjera u diskutuan në këtë konferencë nga të ftuar të profesioneve të ndryshme që çdo ditë merren me këto problematika.

Pjesëmarrës në konferencë ishte edhe Florent Bajrami, koordinator i projektit “STEP – Avansimi i turizmit inovativ në rajonin e Pollogut dhe Elbasanit”, ku para disa muajve u krijua platforma online “iTop” e cila mundëson qasje të lehtë në paketat turistike.

Platforma online “iTop” u diskutua edhe në këtë konferencë për mundësitë që ofron për bashkëpunim rajonal turistik mes vendeve fqinje.

Konferenca u realizua në kuadër të projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm inkluziv rajonal 2017-2020”,nga Qendra për zhvillim të Pollogut, Ministria e vetëqeverisjej lokale dhe Agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.

Marketing