‘Platformat në Matkë’, Bexheti: Komuna do të veprojë sipas Ligjit

Kreu i Komunës së Sarajit në një deklaratë për media ka bërë të ditur se platformat që janë ndërtuar në Matkë do të rrënohen siç u shpreh ai, atëherë kur të thotë Ligji, duke premtuar se do t’i respektoj të gjitha procedurat ligjore.

Marketing

“Më lejoni që t’ju informoj për një temë që ngritët në Matkë se Komuna e Sarajit vepron dhe do të veproj sipas Ligjit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të bashkëpunojmë me të gjitha organet për të gjitha çështjet.

Në emër të procedurës dhe në emër të kompetencave, besoj se edhe kjo do të tejkalohet. Unë jam më i thirrur që të mbroj interesat e Komunës së Sarajit. Nuk ka asnjë milimetër shqetësim dhe nuk ka asgjë joligjore”, tha Blerim Bexheti, kryetar i Komunës së Sarajit.