PLD do ta mbështesë kandidatin konsensual për president

Partia Liberalo Demokratike do ta mbështesë kandidatin konsensual për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili do të harmonizohet midis partive të koalicionit në pushtet, por edhe me partitë e tjera. Këtë vendim anëtarët e Këshillit ekzekutiv e sollën në seancën e sotme.

Marketing

Për PLD-në me rëndësi të madhe është Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet me president i cili do t’i bashkojë të gjithë qytetarët e saj, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare, etnike apo fetare por edhe president i cili do të promovojë bashkësi, stabilitet dhe kapacitet reformues në shtet.

Në këto momente historike për shtetin tonë më e rëndësishme se kurdoherë është të bashkohemi dhe së bashku të ndërtojmë shoqëri të zhvilluar ekonomike, stabile dhe me prosperitet.

Partia Liberalo-demokratike

Marketing