Plenveliev: Bullgaria nuk duhet që t’i japë shuplakë Maqedonisë së Veriut

E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE dhe në NATO, ndërsa Sofja nuk duhet që t’i japë shuplaka Shkupit, por ta përkrahë bashkëpunimin në të gjitha fushat, deklaroi ish presidenti bullgar Rosen Plevneliev.

Marketing

Sipas tij, nuk duhet që të ketë manipulime me historinë, por në vend të promovimit të patriotizmit të rremë duhet që të përforcohen aktivitetet dhe bashkëpunimi, veçanërisht me Maqedoninë e Veriut. Plenveliev tha se edhe përkundër disa çështjeve të pazgjidhura, megjithatë, ka një përparim serioz në raportet midis dy vendeve.

“I vetmi i cili nuk e ka aprovuar arritjen ishte presidenti Rumen Radev. Dështimi i tij në politikën e jashtme është i dukshëm,. Ai ka vendosur që të mbajë takim me kreun shtetëror dhe të vendosë vija të kuqe. Në këtë rast nuk duhet të demonstrojmë patriotizëm të rremë para zgjedhjeve. Bullgaria nuk duhet që të jetë vend i cili do t’i japë shuplaka dhe t’i tregojë “kartonin e kuq” Maqedonisë së Veriut. Pozitive është ajo që Qeveria me pragmatizëm dhe urtësi ka dalë nga situata”, tha Plenveliev në deklaratën për “Fokus”-in bullgar.

Sipas tij, për afrim më të madh midis, siç citohet, dy popujve vëllezër, nevojitet punë dhe durim më i madh, si edhe zgjerim i bashkëpunimit në të gjitha fushat.

“Sa investime greke ka në Maqedoninë e Veriut dhe sa investime ka në Bullgari? Duhet që kjo të përmirësohet dhe në vend që të sillemi si patriotë të rremë dhe të komplikojmë punët në momentin e fundit, të falënderojmë Zotin që kryeministri Bojko Borisov dhe nën-kryeministrja Ekaterina Zakarieva nuk e ka lejuar këtë. Në vend të kësaj , duhet të ndihmojmë dhe të përforcojmë aktivitetet në rajon dhe veçanërisht me Maqedoninë e Veriut. Asnjë rrugë nuk kemi bërë atje, nuk kemi as një kalim kufitar brenda standardeve”, tha Plenveliev në deklaratën për “Fokus”-in bullgar.

Qëllimi i Bullgarisë, siç citohet, nuk është që të përvetësojë territore të reja, por që të ketë paqe në Ballkan, por kjo nuk duhet ta dëmtojë dhe manipulojë historinë. Sipas tij, Qeveria e Maqedonisë së Veriut duhet që të përkrahet sepse konfliktet në Ballkan janë vetëm në interes të Rusisë./MIA

Marketing