“Pleqtë” nuk tërhiqen, Chiellini dhe Buffon do rinovojnë me Juventusin

Drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratici në një intervistë për mediat italiane foli për merkaton në hyrje të klubit bardhezi por edhe për lojtarët aktualë në skuadër dhe për rinovimet e mundshme të kontratave.

Marketing

Paratici zbuloi se dy veteranët e skuadrës Giorgio Chiellini dhe Gianluigi Buffon do të jenë pjesë e Juves edhe sezonin e ardhshëm pasi kontratat e reja të tyre janë shumë pranë formalizimit.

Shumë shpejt kapiteni Chiellini dhe portieri Buffon do të rinovojnë zyrtarisht me Juventusin theksoi Paratici. Ai foli edhe për Paulo Dybalan rinovimi i të cilit ishte në rrugë të mbarë deri në momentin e ndërprerjes së gjithçkaje nga COVID-19.

Paratici shtoi se dëshira e të dyja palëve si e klubit ashtu edhe e futbollistit është të vazhdojnë bashkëpunimin, me Dybalan që kërkon të qëndrojë gjatë te kampionët e Italisë dhe në momentin që situata do të qetësohet nga koronavirusi, palët do të rinisin bisedimet dhe rinovimi do të vijë, nënvizoi drejtori sportiv i Juves.

Marketing